

Elbasan, Shqipëri, 14 mars 2026
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga qyteti i Elbasanit, që e konsideroi kryeqendrën e festës më të lashtë shqiptare. Ai e përshkroi këtë ditë si simbol shprese, frymëzimi dhe ripërtëritjeje, duke i ftuar shqiptarët ta festojnë me gëzim dhe besim në të ardhmen.
Në fjalën e tij, Berisha kritikoi qeverinë aktuale, duke përmendur kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku. Ai tha se sipas tij “festën tjetër të keqen ia lanë dimrit dhe Rama me Ballukun nuk kanë më të ardhme”.
Ai shprehu gjithashtu keqardhje që ky vit shënon ditën e parë të Verës në 34 vite kur dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët, duke e lidhur këtë me veprimet e qeverisë aktuale. Berisha u shpreh se shpreson që Dita e Verës e vitit të ardhshëm të gjejë shqiptarët të lirë për të festuar, me dyer të hapura drejt të ardhmes dhe integrimit evropian.
“Sot shqiptarët e festojnë më të bindur se kurrë se festën tjetër të keqen ia lanë dimrit dhe Rama me Ballukun nuk kanë më. Është e trishtë dhe e dhimbshme se në 34 vite kjo është dita e parë e verës në të cilën dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët. Shpresoj që dita tjetër e verës të na gjejë sa më afër ëndrrës tonë evropiane,” tha Berisha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






