Transmetuar më 14-03-2026, 09:01

Prishtinë, 14 mars 2026

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, ku ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime me karakter financiar dhe zhvillimor.

Në mesin e vendimeve, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e 500,000 eurove për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar 1,675,000 euro për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ministri i autorizuar mund të aprovojë transfere nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” për shuma individuale deri në 40,000 euro. Gjithashtu, janë ndarë 370,000 euro për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar gjithashtu rekomandimin e Ministrisë së Financave për të autorizuar Presidenten e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me bankën gjermane KfW, në kuadër të programit për sektorin e Energjisë dhe Klimës në Kosovë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit