

Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Dita e Verës, ndërsa autoritetet kanë njoftuar masa të posaçme për devijimin dhe kufizimin e trafikut në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.
Bashkia Tiranë bën me dije se devijimi i trafikut do të nisë nga ora 12:00 e datës 13 mars dhe do të zgjasë deri në orët e para të 15 marsit. Gjatë kësaj periudhe janë planifikuar aktivitete festive për të gjitha grupmoshat, të cilat do të zhvillohen gjatë gjithë ditës dhe deri vonë pas mesnate.
Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe sigurinë e qytetarëve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policia e Shtetit ka vendosur kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore.
Nga data 13 mars 2026, ora 22:00, deri më 14 mars, ora 18:00 do të kufizohet qarkullimi në:
Bulevardi Dëshmorët e Kombit – nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish Hotel Dajti
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – nga ura e ish Hotel Dajti deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” deri në fillim të Sheshi Nënë Tereza
Nga data 13 mars 2026, ora 12:00, deri më 15 mars 2026, ora 02:00 do të kufizohet qarkullimi në:
Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” – nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Brigada VIII”
Rruga “Pjetër Bogdani” – nga kryqëzimi me rrugën “Sami Frashëri” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjin Bue Shpata”
Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të emergjencës do të orientohet në këto rrugë alternative:
Rruga “Lek Dukagjini”
Rruga “Abdyl Frashëri”
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Rruga “Sami Frashëri”
Bulevardi “Zhan D’Ark”
Bulevardi “Bajram Curri”
Rruga “Myslym Shyri”
Rruga “Abdi Toptani”
Ndryshime do të ketë edhe në transportin urban. Linja nr. 13 “Tirana e Re” dhe linja nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” do të devijojnë itinerarin nëpërmjet Sheshi Willson dhe Bulevardi Zogu I.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të përdorin rrugët alternative dhe të shmangin lëvizjen me automjete në zonat ku do të zhvillohen aktivitetet festive.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






