Transmetuar më 13-03-2026, 22:44

Modelja Adrola Dushi ishte e ftuar dhe bashkëmoderatore mbrëmjen e sotme në emisionin Goca dhe Gra, në mungesë të Sherina Spahiut. Gjatë emisionit, ajo ndau detaje nga jeta e saj personale dhe lidhja me këngëtarin Capital T, marrëdhënie që u bë publike kohët e fundit.

“Ky Shën Valentin ishte një surprizë për mua. Janë bërë disa vite që jemi bashkë. Është një maratonë. Kur e do diçka shumë, jam e sigurt që ia del. Dhe ne ia dolëm,” tha Adrola, duke theksuar rëndësinë e privatësisë për çiftin. “Nuk duam të shfaqemi kudo. Privatësia është gjëja më e shenjtë. E dua sepse të bën të jetosh e lumtur.”

Ajo rrëfeu edhe momentin kur u publikua një foto e tyre në rrjetet sociale: “Ishja duke blerë rroba kur u publikua kjo foto. Ishim në Amerikë, unë po punoja dhe ai më tha: ‘Prit pak, sepse dua të postoj diçka’. U emocionova shumë, u kënaqa. Kishim edhe dyshimin nëse ta publikonim apo jo.”

Modelja shtoi se nuk ka dëshirë të gënjej dhe se dëshiron të ruajë jetën e saj personale: “Jam e lumtur sepse, në të vërtetë, u prit shumë mirë.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit