Transmetuar më 13-03-2026, 22:15

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Shkodër, ku një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Juban, ku i riu me inicialet L. P., 19 vjeç, është gjetur i pajetë në oborrin e banesës.

Dyshohet se 19-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, megjithatë rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende në verifikim.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokuroria e Shkodrës po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit