Transmetuar më 13-03-2026, 21:08

Tensione dhe kaos në ndeshjen mes KF Egnatia dhe KF Vllaznia, e vlefshme për Kategoria Superiore.

Takimi, i zhvilluar në Rrogozhinë, u ndërpre përkohësisht në minutën e 71-të, pasi skuadra e Egnatias braktisi fushën e lojës në shenjë proteste ndaj një vendimi të arbitrit.

Shkak për tensionet u bë kartoni i kuq i dhënë për futbollistin Xhemajli, vendim që solli reagime të forta nga pankina dhe lojtarët e Egnatias. Në mesin e polemikave me karton të kuq u ndëshkua edhe trajneri i skuadrës rrogozhinase, Edlir Tetova.

Pas rreth shtatë minutash ndërprerje dhe diskutimesh në fushë, lojtarët e KF Egnatia u rikthyen në lojë dhe ndeshja vijoi normalisht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit