Transmetuar më 13-03-2026, 20:31

Nga Çim Peka

Ediot, Syri nuk ka kurrfarë problemi me ligjin dhe këtë ta ka provuar ministri juaj në zyrë kur i kërkove: Më bëj një dosje për Syri TV që ta mbaj nën presion Çim Pekën!

Të dy e dimë që e ke të kotë dhe nuk të ka funksionuar.

Më shumë staf tatimesh prej vitesh në ambientet e Syrit se sa gazetarë dhe prapë nuk ke gjet asnjë problem. Gjithsesi, si jashtëqitje që je kur ke hall, ha sa të duash..

Tani: 130 milionë euro të Beketit do i paguajnë shqiptarët se Vjollca-Sandri e ndonjë tjetër të thanë mbylle se do ta kemi nëpër këmbë. Janë po të njëjtët që janë pasditeve vonë në dyert e SPAK për miliona euro të dhuruara nga ti, cash, si investitorë strategjikë, tendera rrugësh e tunelesh, kulla, etj.

Ti që prezumon pafajësinë për miliona euro të Ballukut jep pretencën për Syrin? Ti je vërtet idiot që mendon se mund të shantazhosh, edhe ato media kriminale që dërgojnë gazetarin me zë të hollë të të pyesin sa afër e ka Trump ish nusja e djalit dhe nuk guxojnë të të pyesin për Ballukun se kanë bërë tunele me Vjollcën e Sandrin, kanë shpërndarë para per “kurvën e mediave” siç e thotë Bela vetë në sms, dhe që “kurva e mediave” këtë nuk e mohon, por thotë: Unë jam opozitë se më thotë Belinda, kurva e mediave. Të marrësh miliona nga qeveria e lekët tona nuk të bën media në opozitë Carlo, fakti që pranon se je kurvë nuk do të thotë se do amnistohesh. Me këtë argument asnjë nga socialistët, burra e gra nuk duhet të japin llogari para ligjit.

Si përfundim, Ediot, unë e di që ti përveç mishit të trupit tënd nuk ndjen dhimbje, por shantazhin harroje. E vërtetë që ke dhënë porosi zhdukjesh, dhe t’i kanë kryer. Por kësaj radhe ke gjet objektivin që nuk i “ha Batoni” për shantazhet e spermatozoideve të Bllokut!

* Shënim: Qëndrimet e autorit janë personale

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit