Transmetuar më 13-03-2026, 20:03

Një i ri shqiptar, 32 vjeç, u gjet i pajetë brenda dhomës së një resorti luksoz. E pesë yje në liqenin Garda në Gargnano në zonën e Breshias.

Trupi i tij u zbulua nga stafi i resortit pasditen e 11 marsit, kur nuk morën asnjë përgjigje nga dhoma.

Sipas Brescia Today që citon noa.al, viktima kishte mbërritur vetëm një ditë më parë, duke shkuar me makinë në pronë dhe duke rezervuar një qëndrim njënatësh.

Stafi, pasi trokiti disa herë pa sukses në derë, hyri në dhomë dhe telefonoi urgjencën.

Mediat italiane raportojnë se në dhomë u gjetën disa pako ilaçesh të boshatisura pranë shtratit, gjë që ka çuar hetuesit të shqyrtojnë pistën e një akti ekstrem si vetëvrasja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit