

Foto ilustruese Korçë, 13 Mars 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Ersekë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët kanë marrë plagë të lehta. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






