

Tiranë, 13 Mars 2026 – Ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Myslim Murrizi, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me shkarkimin e ish-ministres Elisa Spiropali nga qeveria e Edi Rama.
Sipas Murrizit, në datën 10 shtator ka ndodhur një takim në Durrës mes një gjenerali të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe dy ministrave të asaj kohe, Pirro Vengu dhe Spiropalit. Ai pretendon se në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe dy dëshmitarë të tjerë, mes tyre edhe Arbian Mazniku.
Sipas ish-deputetit, gjenerali amerikan ka përcjellë një mesazh për kryeministrin Rama lidhur me ndërtimin e portit në Porto Romano, duke theksuar se një port i rëndësishëm i NATO nuk mund t’i jepet Rusisë.
“Sipas informacioneve që kam, më 10 shtator një gjeneral i madh i marinës erdhi me fregatë nga Deti Baltik dhe thirri në një drekë ministrin Pirro Vengu dhe dy dëshmitarë, Maznikun dhe Spiropalin. Mesazhi ishte: thuajini atij burrit që nuk na kalon dot nën hundë, nuk mund t’ia japë portin e NATO-s Rusisë”, deklaroi Murrizi gjatë një interviste televizive.
Ai shtoi se ky takim mund të ketë qenë edhe arsyeja e largimit të Spiropalit nga detyra si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. “Pyeteni Ramën ose Spiropalin nëse është kështu apo jo. Spiropali është shkarkuar më 10 shtator, që do të thotë se ka qenë në një drekë të gabuar. Ajo ka heshtur deri tani, por ndoshta më vonë mund të tregojë çfarë është diskutuar”, u shpreh Murrizi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






