

Elbasan, 13 Mars 2026 – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Elbasan-Korçë, ka zbatuar vendimin e gjykatës ndaj një polici të stacionuar në Elbasan, me inicialet E. K. Sipas vendimit gjyqësor, polici është pezulluar nga detyra, nuk i lejohet të dalë jashtë vendit dhe duhet të paraqitet rregullisht në policinë gjyqësore.
E. K. dyshohet për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “përkrahje të autorit në krim”. Hetimet e deritanishme tregojnë se polici ka ndihmuar persona me precedent penal në kryerjen e veprimeve të paligjshme, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të dokumentuar aktivitetin e tij dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





