

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në fokus të diskutimeve me Ambasadorja e SHBA në Greqi kanë qenë çështje me interes të lartë për rajonin, veçanërisht në fushën e energjisë dhe bashkëpunimit rajonal.
Gjatë një konference për shtyp që po zhvillohet live, Rama shpjegoi se bisedimet kanë përfshirë gjithashtu qasjen ndaj aktorëve të tretë në rajon, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtyre temave.
“Për të diskutuar për disa çështje që janë me interes të lartë amerikan në rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, me bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj forcave të treta, aktorëve të tretë,” tha Rama.
Kryeministri theksoi rolin e rëndësishëm të ambasadës amerikane në rajon, duke nënvizuar se ambasadorja në Athinë është një përfaqësuese e njohur në politikën amerikane dhe pjesë e rrethit të afërt të presidentit amerikan.
“Kini parasysh që ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese botërisht e njohur në politikën amerikane dhe drejtpërdrejt pjesë e rrethit të ngushtë vendimmarrës të Trump,” shtoi Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






