Transmetuar më 13-03-2026, 13:24

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot gjatë një konference për shtyp se Parlamenti i Shqipërisë do të votojë javën e ardhshme një rezolutë për të shpallur Iranin si vend sponsor të terrorizmit.

Sipas Ramës, bashkë me këtë vendim do të shpallen organizata terroriste Garda e Iranit dhe Hezbollahu. “Ka pasur më parë edhe partnerë që e kanë bërë këtë gjë, dhe tani do ta bëjmë edhe ne. Kriza po shfaqet në të gjithë botën si rezultat i rritjes së çmimit të naftës”, tha kryeministri.

Ky njoftim vjen pas një periudhe tensioni ndërkombëtar dhe tregon pozicionin e Shqipërisë në përballjen me fenomenet terroriste globale.

Rama gjithashtu u shpreh se në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, prioritet i tij mbetet respekti i ndërsjellë dhe barazia në komunikim, duke rikujtuar deklaratën e tij për moslejimin që dikush ta trajtojë “nga lart-poshtë” në çështjet vendimmarrëse.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit