Transmetuar më 13-03-2026, 11:26

GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish-zyrtarëve të pandehur, për të cilët SPAK i akuzoi për shkelje në një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë në ARRSH.

Vendimi përfshin Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj dhe Admir Pahumi, të cilët ishin të dyshuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, të kryer në bashkëpunim.

Sipas GJKKO, pushimi i akuzave u vendos për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Nga hetimet e SPAK u konstatua se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërmarrë veprime që kanë cenuar rregullsinë e procedurës së tenderimit dhe kanë dëmtuar interesat ligjore të shtetit shqiptar.

Të pandehurit janë:

Arbër Troka Miranda Shkurti Nikollaq Mihali Almir Hoxhaj Erjon Zemanaj Admir Pahumi.

Njoftimi zyrtar:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 175/1/4, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj, Admir Remzi Pahumi”.

– Gjykimi i kësaj çështjeje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 22, datë 12.03.2026, vendosi:

– Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Arbër S. Troka, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021), për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

– Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurës Miranda T. Shkurti, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021), për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

– Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Nikollaq Dh. Mihali, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021), për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

– Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Almir F. Hoxhaj, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021), për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

– Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Erjon I. Zemanaj, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021), për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

– Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Admir R. Pahumi, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021), për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit