

GREQI – Oficerët e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar në Greqi kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në burgun e Malandrinos, ku gjatë një bastisjeje në qelinë e një të dënuari shqiptar janë gjetur sende të paligjshme.
Sipas informacioneve nga mediat greke, policia kishte marrë të dhëna paraprake se i burgosuri zotëronte objekte të ndaluara brenda qelisë së tij. Kur efektivët tentuan të hynin për kontroll, ata hasën vështirësi pasi dera e qelisë ishte bllokuar nga brenda me një copë druri.
Pas ndërhyrjes, policia arriti të hapte qelinë dhe të kryente kontrollin, gjatë të cilit u gjet një thikë me këllëf të zi, si dhe disa çelësa.
Burimet bëjnë me dije se gjatë operacionit në burgun e Malandrinos u kryen gjithsej 16 kontrolle në qeli, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme brenda institucionit penitenciar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






