

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pas plagëve të rënda të marra nga një aksident rrugor i ndodhur disa ditë më parë në aksin Rrile–Shënkoll.
Viktima është Kristjan Kola, nga fshati Tale, në Lezhë. I riu ishte aksidentuar më 6 mars, ndërsa pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Pas aksidentit, ai u transportua për ndihmë mjekësore në Spitali Universitar i Traumës në Tiranë, ku ndërroi jetë.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin udhëtonte 20-vjeçari u përplas fillimisht me një automjet tjetër dhe më pas doli nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda të marra nga aksidenti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






