Transmetuar më 13-03-2026, 08:55

Një burrë nga Kosova është futur në territorin shqiptar me një armë zjarri të cilën e kishte fshehur brenda një makine luksoze të cilën e kishte vjedhur në Gjermani.

Policia e Kukësit tha se i dyshuari tentoi ta trafikonte në Shqipëri, armën e fshehur në një automjet tip “BMW” të vjedhur në Gjermani.

"Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, identifikohet dhe kapet shtetasi nga Kosova, që kishte porositur trafikimin e armës dhe automjetit.

Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë) me municion luftarak, automjeti tip “BMW”, si dhe automjeti bashkë me rimorkio me të cilin transportohej automjeti tip “BMW”, tha policia lokale citon noa.al.

Zbulimi u bë pas verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative.

Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit M. P., 38 vjeç dhe H. A., 34 vjeç, të dy banues në Prishtinë.

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi M. P. që drejtonte një automjet tip “Tuareg”, në të cilin kishte rimorkuar një automjet tip “BMW” që nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.

Nga kontrolli i imtësishëm, në automjetin tip “BMW”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë).

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera për këtë rast, është mundësuar identifikimi dhe arrestimi i shtetasit për llogari të të cilit ishin kryer këto veprimtari kriminale, H. A..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit