

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka publikuar një mesazh në rrjetin social Truth Social, ku paralajmëron zhvillime të rëndësishme në lidhje me Iranin.
Në postimin e tij, Trump përdor një gjuhë të ashpër ndaj udhëheqjes iraniane dhe u bën thirrje ndjekësve të tij të vëzhgojnë zhvillimet që pritet të ndodhin gjatë ditës.
“Shikoni çfarë do të ndodhë sot me këta të çmendur. Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në mbarë botën për 47 vjet dhe tani unë, si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i vras ata. Çfarë nderi i madh është ta bëj këtë”, shkruan Trump në postimin e tij.
Ai shton gjithashtu se, sipas tij, Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion të fortë ndaj regjimit iranian në disa drejtime.
“Po shkatërrojmë plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”, thekson Trump.
Deklarata e presidentit amerikan vjen në një moment tensionesh të larta në marrëdhëniet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me vëmendje zhvillimet në rajon.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






