Transmetuar më 13-03-2026, 07:40

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 1 të qytetit, ku banorët kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri. Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat gjatë kontrollit kanë gjetur tre gëzhoja.

Sipas dyshimeve të para, arma mund të jetë shkrepur në ajër. Megjithatë, rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin e personit ose personave të përfshirë, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit