

Për ditën sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht i qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri mesatare.
Reshjet lokale të shiut priten të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdites përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.
Pritet të ketë valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






