

TIRANË – Pas incidentit në zyrat e Onima, ku reperi Gjesti u shoqërua nga policia për shkak të një përplasjeje me stafin e kompanisë, ka reaguar edhe Xheneta Fetahu. Reperi, fitues i Big Brother VIP Albania, mbetet në paraburgim, ndërsa nesër në orën 09:30 do të mbahet seanca gjyqësore për vendosjen e masës së sigurisë ndaj tij.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Xheneta ka kërkuar më shumë mirëkuptim nga publiku, duke theksuar se nuk po justifikon sjelljet e gabuara, por se presioni i gjatë dhe grumbullimi i padrejtësive mund të çojnë në reagime të papritura.
“Është më e lehtë të flasësh nga jashtë, por shumë më e vështirë të kuptosh se çfarë e shtyn një person deri në atë pikë”, shkruan ajo, duke nënvizuar rëndësinë e reflektimit para gjykimit publik.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë pas një debati mes Gjestit dhe drejtuesve të kompanisë për çështje të kontratës, që eskaloi deri në dëmtimin e pajisjeve të zyrës. Xheneta përfundon mesazhin e saj me një thirrje për qetësim: “Ndonjëherë zgjidhja më e mençur është të qetësosh situatën para se të bëhet më keq.”
Reagimi i saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke rikujtuar rëndësinë e mirëkuptimit dhe të mos nxitohet me gjykim publik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






