

Dubain nuk e keni parë kurrë kështu. Aeroporte të boshatisura, qendra tregtare pothuajse bosh, më pak makina në rrugë, plazhe pa njerëz dhe restorante të zbrazëta.
Frika nga lufta në Gjirin Persik ka nisur të ndryshojë pamjen e qytetit. Pas tre sulmeve me dronë brenda 24 orësh, shumë turistë janë larguar, ndërsa kompani të mëdha ndërkombëtare po mbyllin zyrat dhe po kthejnë stafin në vendet e tyre.
Gjigantë financiarë si Deloitte, PwC dhe Citibank kanë nisur të largojnë punonjësit. Edhe linja ajrore si KLM, Lufthansa dhe Royal Air Maroc po reduktojnë ose ndërpresin fluturimet.
Sulmet kanë goditur disa pika të qytetit, mes tyre aeroportin, një bazë ushtarake, një hotel, distriktin financiar dhe autostradën Sheikh Zayed.
Autoritetet i quajnë “incidente të vogla”, duke thënë se dëmet janë të kufizuara dhe se çdo gjurmë është pastruar shpejt. Por në qytet perceptimi është tjetër: shumë banorë dhe të huaj po largohen.
Ndërkohë policia ka paralajmëruar banorët që të mos publikojnë video nga sulmet në rrjetet sociale. Disa të huaj janë hetuar dhe madje arrestuar pasi postuan pamje me tym dhe flakë nga goditjet me dronë.
@wilona333 Dubai Fountain and Dubai Mall – totally empty after the Iran attacks- Everyone told to shelter in place. For a Sunday this place is totally dead. #pandemicvibes #dubai #dubaiunderattack #iranattack #dubaifountain ♬ original sound – GForce
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






