

TIRANË – Debatet në shtëpinë e spektaklit televiziv Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë të forta mes banorëve. Në edicionin e pestë të këtij formati, një përplasje verbale ka ndodhur mes banorit Rogert dhe dy konkurrentëve të tjerë, Selin dhe Gimbo.
Debati nisi gjatë një diskutimi për mënyrën se si banorët përcjellin mesazhe për publikun. Selin i kërkoi Rogertit që të japë mesazhe më të forta ose të rikthehet te vetvetja, duke e akuzuar se ka humbur autenticitetin në lojë.
Nga ana tjetër, Gimbo ndërhyri në debat duke deklaruar se edhe nëse Rogerti fiton çmimin e madh, paratë do t’i shpenzojë në kazino. Kjo deklaratë e tensionoi më tej situatën mes banorëve.
Gjatë përplasjes verbale, Rogerti reagoi duke thënë se nuk ka konsumuar kurrë lëndë narkotike, ndërsa i kërkoi llogari Selinit për një gjest që ai e interpretoi si aludim ndaj tij. Selin e mohoi këtë pretendim, duke sqaruar se gjesti ishte i pavullnetshëm.
Debati vijoi me tone të ashpra dhe me akuza të ndërsjella mes banorëve, duke shtuar tensionin në shtëpinë më të ndjekur të spektaklit. Situata mes tyre mbetet e tensionuar, ndërsa pritet të shihet se si do të ndikojë kjo përplasje në dinamikat e lojës.
Pjesë nga debati:
Selin: Ose jep mesazhe të forta, ose ktheu te vetvetja se e ke humbur.
Rogerti: Maskë e vendos kur të dua dhe si të dua.
Gimbo: Edhe nëse fiton, ato lekë në kazino ke për t’i çuar
Selin: Ktheju veseve ose jep mesazhe të forta, mos ofendo dhe denigro familjet e dynjasë, ose jep eksperiencën tënde si mesazh të fortë, ose përdor dorën, të gjitha dhe ktheu te veset e tua.
Rogerti: Pse bëre këtë shenjë?
Selin: Mua krujt hunda
Rogerti: Nuk kam pi një fitil hashash
Selin: Kush të akuzoi për hashash o injorant. E shikon sa ordiner je. E shikon që ti je një rrugaç.
Rogerti: Veset e mia i kam pranuar, i di e gjithë Shqipëria
Selin: Ti ke sjellë temën e lëndëve narkotike
Rogerti: Pse bëre me hundë ashtu?
Selin: O idito mu krujt hunda
Rogerti: Kujdes ça bën Selin. Ti ke dalë blof Selin
Selin: O rrugaç djalë a ke kompetencë për Rogertin
Rogerti: Të kam nxjerrë lojën. Fare. Ta kam thënë 100 herë, me qenë vëllai jot s’të hap derën, ta them prapë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






