Transmetuar më 12-03-2026, 19:05

TIRANË – Çmimet e mishit kanë shënuar rritje të ndjeshme në shumë vende të Evropës gjatë vitit 2025, duke ndikuar drejtpërdrejt në buxhetet e konsumatorëve, në një kohë kur inflacioni i produkteve ushqimore mbetet i lartë në disa tregje.

Sipas të dhënave të fundit, çmimet e mishit të viçit dhe të gjedhit kanë pësuar rritje të konsiderueshme në disa vende të Bashkimi Evropian. Ndër vendet me rritjen më të lartë rezultojnë Holanda me 23%, Kroacia me 22.4% dhe Letonia me 20.8%. Mesatarja e rritjes së çmimeve në vendet e BE-së vlerësohet rreth 10%.

Në krahasim me këto vende, Shqipëria ka shënuar një rritje më të moderuar të çmimeve të mishit të viçit, rreth 6.2%, duke mbetur nën mesataren e BE-së dhe dukshëm më poshtë se vendet me inflacion dyshifror.

Në rajon, Kosova ka regjistruar një rritje më të lartë të çmimeve të mishit të viçit, rreth 14.1% gjatë vitit 2025, ndërsa edhe Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje mbi 12%.

Sa i përket mishit të qengjit dhe dhisë, rritjet kanë qenë disi më të ulëta në disa vende, por gjithsesi të konsiderueshme. Në Kosovë çmimet janë rritur rreth 15.2%, ndërsa në Polonia rreth 13.5%. Në Shqipëri, rritja e çmimeve për këtë kategori ka qenë rreth 4.2%, një nga nivelet më të ulëta në Evropë.

Ekspertët e lidhin këtë trend me faktorë të tillë si kostot e prodhimit, kufizimet në furnizim dhe kërkesa e konsumatorëve në tregjet e ndryshme. Për konsumatorët shqiptarë kjo do të thotë se, ndonëse çmimet e mishit janë rritur, ndikimi ka qenë më i moderuar krahasuar me shumë vende të tjera evropiane.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit