Transmetuar më 12-03-2026, 18:34

TIRANË, 12 mars 2026 – Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, shtruan një iftar për besimtarët myslimanë në Pallati i Kongreseve në Tiranë.

Iftari u organizua në përmbyllje të agjërimit të ditës, duke mbledhur në një sofër përfaqësues të besimeve, profesioneve dhe komuniteteve të ndryshme.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Rama theksoi rëndësinë simbolike dhe shpirtërore të sofrës së iftarit, duke nënvizuar se ajo i afron njerëzit më shumë me njëri-tjetrin dhe promovon vlerat e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës.

“Sofra e iftarit është e vetmja sofër në të cilën je njëkohësisht edhe shtrues, edhe i shtruar; edhe zot shtëpie, edhe mik. Rreth kësaj sofre, ligji i padukshëm që jeton brenda çdo qenieje njerëzore merr në zotërim territore të caktuara të mendjes dhe të shpirtit”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se agjërimi i mëson njeriut durimin dhe vetëpërmbajtjen, ndërsa shtoi se në këtë sofër bashkohen njerëz me besime, profesione dhe prejardhje të ndryshme, të cilët ndajnë së bashku një moment reflektimi dhe solidariteti.

Në fjalën e tij, Rama përmendi edhe sfidat dhe konfliktet që karakterizojnë botën e sotme, duke theksuar se mesazhet e paqes dhe bashkëjetesës që përcjell Ramazani mbeten më të rëndësishme se kurrë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit