Transmetuar më 12-03-2026, 17:46

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti me armë zjarri në kampusin e University of Virginia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studiojnë rreth 24 mijë studentë.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori i dyshuar i të shtënave është vrarë gjatë incidentit.

Dy personat e plagosur janë transportuar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Në vendngjarje ndërhynë forcat e rendit, përfshirë policinë e universitetit dhe policinë e Norfolk, si dhe ekipet e emergjencës.

Pas incidentit, drejtuesit e universitetit vendosën të anulojnë të gjitha mësimet dhe aktivitetet në kampusin kryesor për pjesën e mbetur të ditës. Autoritetet u kanë bërë thirrje studentëve dhe stafit të shmangin zonën përreth ndërtesës ku ndodhi ngjarja, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit