Transmetuar më 12-03-2026, 17:11

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka publikuar listën zyrtare të kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, në garë janë gjithsej 16 kandidatë, mes të cilëve edhe dy gra. Kandidatët, sipas rendit alfabetik, janë:

Afrim Tafa

Alfred Çepe

Arjanit Arapi

Ejona Gurbardhi

Elidon Çela

Gentian Berberi

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Lorenc Panganika

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Saimir Boshnjaku

Skënder Hita

Suela Sulkaj

Tonin Vocaj

Procesi i përzgjedhjes zhvillohet në bazë të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe udhëzimit përkatës të ministrit të Brendshëm. Kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere, mes tyre të kenë shtetësi shqiptare, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë dhe të kenë gradë në rolin e mesëm drejtues në polici.

Pas dorëzimit të dokumentacionit, një komision i posaçëm do të kryejë verifikimin e kushteve ligjore dhe më pas do të zhvillojë seanca dëgjimore me kandidatët. Në përfundim të këtij procesi, komisioni do t’i paraqesë ministrit të Brendshëm renditjen përfundimtare të kandidatëve, mbi bazën e së cilës do të merret vendimi për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit