Transmetuar më 12-03-2026, 15:16

Mojtaba Khamenei ka dhënë mesazhin e tij të parë zyrtar pas zgjedhjes si Lider Suprem, pas vrasjes së babait të tij, Ali Khamenei, më 28 shkurt gjatë sulmeve të SHBA dhe Izrael.

Në deklaratën e publikuar nga mediat shtetërore iraniane dhe raportuar nga CNN, Khamenei bëri thirrje për unitet midis popullit iranian dhe paralajmëroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur si një “mjet presioni”. Ai theksoi se Irani nuk do të hezitojë të hakmerret për gjakun e iranianëve të vrarë dhe se të gjitha bazat amerikane në rajon duhet të mbyllen ose “do të sulmohen”.

Megjithatë, Khamenei shtoi se Teherani synon vetëm bazat amerikane dhe beson në “miqësinë” me fqinjët e tij. Deri tani, ai nuk është shfaqur publikisht dhe raportohet se është plagosur gjatë sulmeve që ndodhën pas vrasjes së babait të tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit