Transmetuar më 12-03-2026, 14:49

Ilir Meta do të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar rekursin e tij për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Meta u arrestua më 21 tetor 2024 dhe dyshohet se, bashkë me deputeten Monika Kryemadhi dhe funksionarë të tjerë shtetërorë, gjatë një periudhe 15-vjeçare kanë shfrytëzuar pozitat politike dhe shtetërore për të favorizuar kompani private, si dhe kanë kryer veprimtari të tjera përfshirë lobime në SHBA dhe shitblerje banesash, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash të pa deklaruara në ILDKPI dhe KQZ.

Në të njëjtën kohë, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata ka vendosur që për Kryemadhin dhe për Ema Çoku të mbahet masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndërkohë, ndaj Piro Xhixho masa e sigurisë u zëvëndësua nga “arrest në shtëpi” në detyrim për t’u paraqitur një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

Të tre të hetuarit nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” janë të detyruar të paraqiten rregullisht në Policinë Gjyqësore për monitorim dhe mbikëqyrje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit