

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur dy ditë më parë, Xhuana Nikollaj ndërroi jetë në QSUT, pas vetëhelmimit me fostoksinë. Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore ka zbardhur detaje rrëqethëse rreth gjendjes së trupit të të resë.
Autopsia konfirmon se 25-vjeçarja kishte shenja të dukshme dhune, për të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, i cili aktualisht është në kërkim nga Policia pas kallëzimit të familjarëve. Në trup janë konstatuar hematoma dhe dëmtime në gjymtyrë dhe trup, të cilat ngrenë dyshime për dhunë fizike dhe psikologjike që ka vazhduar edhe pas përfundimit të martesës vitin e kaluar.
Në kallëzimin e bërë nga familjarët, thuhet se Fizi kishte ushtruar dhunë brutale ndaj Xhuanës, duke e detyruar atë drejt aktit fatal. Para vetëvrasjes, 25-vjeçarja kishte lënë një letër, ku shprehte se “nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin” dhe i kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj.
Hetimet po zhvillohen nga Policia e Lezhës dhe Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






