

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debatit politik të krijuar pas vendimit të Kuvendi i Shqipërisë për të rrëzuar kërkesën e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
Në një reagim publik, Rama përshëndeti deklaratat e Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri dhe Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri, duke theksuar se është plotësisht dakord me parimet e shprehura prej tyre për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Megjithatë, ai theksoi se vendimi i parlamentit për të mos miratuar kërkesën për arrestimin e një deputeteje është marrë në përputhje me normat kushtetuese dhe ligjore.
Sipas Ramës, shumica qeverisëse mbetet e përqendruar në objektivin strategjik të integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian deri në vitin 2030 dhe se reformat në sistemin e drejtësisë nuk do të kthehen pas.
“Reforma në drejtësi nuk kthehet mbrapa, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur”, u shpreh ai.
Kryeministri shtoi gjithashtu se Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe se hetimi duhet të vazhdojë pa ndërhyrje politike apo presione nga faktorë jashtë sistemit të drejtësisë.
Sipas tij, vendimi i parlamentit ishte një proces normal institucional, duke argumentuar se në demokracitë evropiane kërkesat e prokurorisë për masa ekstreme ndaj deputetëve kalojnë përmes një procesi serioz parlamentar dhe nuk miratohen automatikisht.
Rama përfundoi reagimin duke theksuar se vendi duhet të vijojë rrugën drejt integrimit evropian, duke deklaruar se “Shqipëria nuk ka plan B”.
Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura në të cilat jemi të gjithë shumë dakord, 100%.
Kryeministri Edi Rama reagimi në platformën X
Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura në të cilat jemi të gjithë shumë dakord, 100%.
Por duke qenë se që të dyja dolën sot, kur Kuvendi me plot të drejtë refuzoi heqjen e lirisë së një deputeteje në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem dhe, njëkohësisht, duke qenë se Shoqata e Molotovarëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë, përfitoj nga rasti të theksoj:
• Kjo shumicë qeverisëse e ka mendjen të ndarë dhe busullën të palëvizshme: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian
• Reforma në Drejtësi nuk kthehet mbrapa, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur.
• Lufta reale kundër korrupsionit vazhdon, më këmbëngulëse se kurrë, siç e tregon qartë edhe pasqyra objektive e përditësuar e Komisionit Europian.
• Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor.
• Shumica qeverisëse, bëri sot pa asnjë diskutim atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Europës, ku kalimi i kërkesave të prokurorisë jo për arrestin pa gjyq të një deputeti si kjo kërkesa e sotme, po për të filluar apo jo hetimet, nuk është askund si kalimi pa asnjë lloj kontrolli i kufijve në zonën Shengen. Ai është një proces serioz, i bazuar në norma kushtetuese e ligjore, të cilat nuk janë as karta bianka, as dyer të mbyllura për prokurorinë.
Sot ne i kemi respektuar plotësisht ato norma dhe kush pretendon të kundërtën, ka të drejtën e vet të padiskutueshme, po s’ka argumenta të mjaftueshëm për ta fituar debatin mbi ekzistencën ose jo të kufirit mes pushteteve të pavarur kushtetues, të cilin parlamenti i Shqipërisë e mbylli sot duke treguar se dinjiteti i parlamentarëve nuk është material për eksperimente socio-politike, të cilat e bëjnë kurën më të rrezikshme se sa sëmundja që duhet të luftojë!
Ecim përpara, Shqipëria nuk ka plan B".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






