

Një moment i papritur dhe mjaft i komentuar ka ndodhur në emisionin “Robi plaket kur don vet”, të moderuar nga Robert Berisha, duke u bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.
E ftuara e radhës në program ishte ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Vivien Thano. Gjatë bisedës në studio, mes dyshes u krijua një atmosferë mjaft e lirshme dhe dinamike.
Momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ndodhi teksa Robert Berisha po këndonte një fragment kënge me vargjet: “Ju afrova afër e putha në…”. Në atë çast, të dy u kthyen drejt njëri-tjetrit dhe përfunduan duke u puthur në buzë në mënyrë spontane.
Videoja e këtij momenti është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit. Disa e kanë konsideruar si një moment spontan dhe humoristik në kuadër të emisionit, ndërsa të tjerë kanë spekuluar se mund të ketë qenë një skenë e menduar për të krijuar më shumë “show”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






