Transmetuar më 12-03-2026, 11:55

Edi Rama e mbylli me sukses të plotë çështjen e Belinda Ballukut duke ndalur përfundimisht përpjekjet e Prokurorisë së Posaçme SPAk për arrestimin e saj. Me 82 vota pro, Rama rrëzoi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Këto vota u siguruan edhe pse në Kuvend munguan ish ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, ish ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj dhe ministri Blendi Gonxhe.

Vendimi i Ramës u zyrtarizua në Kuvend pak orë pasi më herët sot, ambasada Britanike doli fare hapur me kërkesën që imuniteti i Belinda Balluku t’i dorëzohet drejtësisë.

Nga ana tjetër, Sali Berisha ndonëse e quajti si zakonisht të suksesshme protestën e thirrur para Parlamentit, dështoi dhe një herë në qëllimet siç thotë ai, për rrëzimin e Edi Ramës.

Berisha tha në mbyllje të protestës se kjo është pranvera e fitores dhe premtoi se "ne do e rivendosim Shqipërinë në rrugën e lirisë dhe integrimit".

"Kjo që ndodhi sot është apel për ndërgjegjen e çdo shqiptari që e do këtë vend të bashkohet për të larguar një minutë e më parë qeveritarin më të poshtëruar që kanë pasur në historinë e tyre, Edi Ramën. Ndaj dhe le të vazhdojmë ne këtë betejë. Edi Rama mendon se mbylli dosjen e tij duke votuar kundër heqjes së imunitetit. Por dosja e tij nuk mbyllet kurrë dhe do ta ketë si gur varri, edhe pas vdekjes në varrin e tij do i vendoset, hajdut, këtu prehet një kryehajdut do shkruhet për të. Ndaj dhe le të vazhdojmë ne kryengritjen tonë paqësore. Kjo është pranvera jonë. Kjo është pranvera në të cilën ne duhet të fitojmë, do të fitojmë", tha Berisha. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit