Transmetuar më 12-03-2026, 10:54

Tiranë, 12 Mars 2026– Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, lexoi para Kuvendit raportin e opozitës lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Bylykbashi argumentoi se Kuvendi duhet të japë autorizimin për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres, duke evidentuar 11 shkelje të dyshuara të barazisë në tendera, të kryera në bashkëpunim, me dëme që arrijnë 1.1 miliardë euro. Ai theksoi se Kuvendi nuk mund të përdoret si mburojë për të mbrojtur një deputet politikisht, por ka detyrën të verifikojë kushtet ligjore për arrestimin e saj.

Deputeti i opozitës përmendi gjithashtu provat e SPAK, ku ish-zv.kryeministrja dyshohet se ka tentuar të intimidojë dëshmitarët përmes personave të fortë dhe zyrtarëve të saj, duke rrezikuar edhe fshehjen e provave. SPAK ka paraqitur 80 prova të ndara në 12 volume, duke treguar dyshimin e arsyeshëm për rrezikun që Balluku mund të pengojë hetimin dhe të kryejë shkelje të reja.

Bylykbashi përmendi edhe rrezikun e mundshëm penal, duke shtuar se ish-deputetja mund të përballet deri në 35 vite burg për përsëritjen e veprës penale. Ai përfundoi se imuniteti nuk mund të përdoret si mbrojtje personale dhe Kuvendi duhet të veprojë sipas ligjit për të lejuar vijimin e hetimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit