

Tiranë, 12 Mars 2026 – Belinda Balluku vendosi të heshtë në seancën parlamentare ku votohet për kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.
Në nisje të seancës, Niko Peleshi deklaroi se Balluku nuk kishte depozituar asnjë kërkesë për të folur, pavarësisht së drejtes së saj për t’u shprehur.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në seancë, ndërsa deputetët Spiropali dhe Xhafaj munguan. Deputetët e Partisë Socialiste kanë udhëzim për të votuar kundër autorizimit për arrestimin e Ballukut, ndërsa godina e Kuvendit është e rrethuar nga protestues të opozitës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






