

TIRANË – Seanca plenare në Kuvendi i Shqipërisë ka nisur mes tensioneve politike dhe protestës së opozitës jashtë godinës së Parlamentit.
Gjatë zhvillimit të seancës është vënë re prania e një gardisti pranë tavolinës ku ishte ulur deputeti socialist Taulant Balla.
Ky fakt ka sjellë reagimin e deputetit të opozitës Flamur Noka, i cili iu drejtua drejtuesit të seancës, Niko Peleshi, duke kërkuar sqarime për arsyen e pranisë së gardistit pranë Ballës gjatë kohës që seanca vijonte normalisht.
Ndërkohë, jashtë ambienteve të Parlamentit, mbështetës të opozitës vijojnë protestën, ndërsa në Kuvend po zhvillohen diskutimet në seancën plenare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






