

Tiranë, 12 Mars 2026 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është zgjidhja e vetme për situatën që po përjeton vendi.
Ai theksoi se për të mbrojtur interesat e tij, Rama është i gatshëm të pranojë çdo poshtërim ndërkombëtar, duke u përkulur para aleatëve për të shpëtuar lëkurën.
“Do të votojmë për arrestimin e Ballukut, por kjo nuk zgjidh krizën. Zgjidhja është largimi i njeriut më të poshtëruar në detyrë,” tha Berisha, duke kritikuar ashpër qeverisjen dhe sjelljet e kryeministrit në marrëdhënie me Bashkimin Europian dhe komunitetin ndërkombëtar.






Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






