Transmetuar më 12-03-2026, 10:02

Ambasada Britanike reagon hapur dhe qartë për rastin e Belinda Ballukut

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit që përfshijnë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke theksuar rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor.

Në një deklaratë publike, ambasada nënvizon se Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në reformën në drejtësi që nga viti 2016, përfshirë edhe krijimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas ambasadës, pushteti ekzekutiv, gjyqësor dhe legjislativ duhet të mbeten partnerë të barabartë në mbështetje të këtij progresi, si pjesë e rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se, ndonëse imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të shndërrohet në pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit