Transmetuar më 12-03-2026, 09:18

TIRANË – Sot mbahet protesta e Partisë Demokratike përpara godinës së Kuvendit, ndërsa në sallë pritet të votohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-ministres Belinda Balluku, e cila i hap rrugë arrestimit të saj.

Sipas burimeve zyrtare, rreth 1500 efektivë policie janë vendosur në gatishmëri për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit. Pamjet e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra tregojnë efektivët që rrethojnë godinën e Kuvendit, ndërsa autobote uji janë të vendosura për ndërhyrje në rast tensionesh.

Bllokimi i zonës ka nisur që tek pedonalja pranë Ministrisë së Brendshme, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve dhe duke krijuar një perimetër sigurie rreth Parlamentit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve të respektojnë udhëzimet e policisë dhe të shmangin përplasjet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit