Transmetuar më 12-03-2026, 08:40

TIRANË – Shqipëria renditet ndër vendet e Europës ku qytetarët përdorin më shumë transportin publik, megjithëse mjetet e disponueshme për ta janë kryesisht autobusët. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, rreth 17% e shqiptarëve përdorin transportin publik çdo ditë, duke u renditur në vend të pestë në Europë, pas Hungarisë, Zvicrës, Çekisë dhe Luksemburgut. Kjo është mbi mesataren europiane prej 10.7%.

Përdorimi sipas periudhave

20.4% e shqiptarëve përdorin transportin publik çdo javë, duke u renditur të tretët në Europë pas Zvicrës dhe Luksemburgut.

Gati 21% e përdorin çdo muaj, të dytët pas Turqisë.

11.6% e përdorin më rrallë se një herë në muaj, ndër të fundit në Europë.

30.2% nuk e përdorin fare transportin publik, sërish ndër më të fundit.

Meshkujt e përdorin më shumë transportin publik se femrat: 17.9% e meshkujve mbi 16 vjeç udhëtojnë çdo ditë me autobus, krahasuar me 15.8% të femrave.

Përdorimi sipas grupmoshave

16–29 vjeç: 33.8% meshkuj, 34.9% femra

30–64 vjeç: 18.8% meshkuj, 15.3% femra

Pensionistët: vetëm 4%

Pse përdoret shumë transporti publik në Shqipëri

Përdorimi i lartë i transportit publik lidhet me numrin e ulët të mjeteve private për banorë. Sipas Eurostat, Shqipëria ka 443 mjete për 1,000 banorë, ndër më të ulëtat në Europë. Për autoveturat, shifra ishte 328 për 1,000 banorë në 2024, krahasuar me mesataren europiane prej 578.

Krahasimi me vendet e BE-së

Në BE, në vitin 2024, 10.7% e personave mbi 16 vjeç përdornin transport publik çdo ditë, 11.6% çdo javë dhe 10% çdo muaj. Rreth 50.6% nuk e përdornin fare.

Në nivel vendesh, pjesa më e madhe që nuk e përdorte transportin publik ishte në Qipro (85%), e ndjekur nga Italia (68%) dhe Portugalia (67.8%). Në anën tjetër, Luksemburgu kishte vetëm 15.7% që nuk përdorte transportin publik, i ndjekur nga Estonia (26.6%) dhe Suedia (26.7%).

Sa i përket përdorimit javore, Luksemburgu udhëhiqte me 23.1%, i ndjekur nga Letonia (19.2%) dhe Estonia (18.2%).

Ky tregues tregon se, edhe me mjete të kufizuara vetëm tek autobusët, shqiptarët janë ndër popullsitë më aktive në Europë sa i përket transportit publik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit