Transmetuar më 12-03-2026, 07:26

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, me alternime vranësirash gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në zonat lindore të vendit vranësirat mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash, ndërsa pjesa tjetër e territorit pritet të mbetet pa reshje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Sa i përket kushteve në det, valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit