Transmetuar më 11-03-2026, 23:30

Në një lidhje ekskluzive telefonike për Big Brother Radio me Elona Duron në Top Albania Radio, bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini, shpjegoi qëndrimin e saj pas deklaratave të Mirit për banoren Selin gjatë Prime-t të mbrëmjes së kaluar.

Gjatë spektaklit, Miri u pyet nëse ka ndjenja romantike për Selin, por e mohoi kategorikisht. Megjithatë, një klip nga Dhoma e Rrëfimit e tregoi të emocionuar duke thënë: “Duan të na ndajnë. E dua, si njeri, është super vajzë.” Deklarata shkaktoi reagime të shumta brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale.

Në Big Brother Radio, Rabea tha:

“Jam shumë dakord me atë postim që Landi ka bërë në rrjetet sociale dhe prandaj e kam ndarë edhe në rrjetet e mia. Ne e kemi një shprehje në gjermanisht që thotë ‘Shpif, shpif se diçka mbetet’. Ata mundohen të forcojnë një marrëdhënie mes Selinës dhe Mirit që në fakt nuk ekziston. Siç e kam thënë edhe tek emisioni i parë, nuk jam xheloze për një gjë që nuk ekziston dhe kam besim të plotë tek bashkëshorti im.”

Rabea theksoi se deklaratat e Mirit nuk ndikojnë tek besimi i saj dhe se marrëdhënia e tyre mbetet e fortë, duke sqaruar çdo spekulim që është përhapur për publikun.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit