Transmetuar më 11-03-2026, 22:05

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetët e Partisë Socialiste që nesër të paraqiten në seancën plenare që prej orës 8:30 të mëngjesit, dy orë para nisjes zyrtare. Mungesa e deputetëve do të konsiderohet shkelje e vendimit të grupit parlamentar.

Në këtë seancë, Partia Socialiste pritet të votojë kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila u shkarkua nga posti i zv.kryeministres.

Situata pritet të tensionohet edhe jashtë sallës së Kuvendit, pasi opozita ka thirrur një protestë në orën 10:00 para godinës së parlamentit, që do të zhvillohet paralelisht me seancën. Policia dhe institucionet e sigurisë kanë njoftuar se do të monitorojnë situatën për të shmangur incidente.

Ky veprim i Ramës synon të sigurojë prani maksimale të deputetëve socialistë dhe të shmangë çdo pengesë në procesin e votimit mbi imunitetin e Ballukut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit