Transmetuar më 11-03-2026, 21:51

TIRANË – Parlamenti është rrethuar me gardh metalik mbrëmjen e së enjtes, në prag të protestës së paralajmëruar nga opozita për ditën e nesërme. Nga pamjet e siguruara shihet se rrethimi është shoqëruar edhe me zhvendosjen e makinave të parkuara në zonën përreth ndërtesës.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur planin e masave për tubimin. Sipas njoftimit, nga ora 06:00 deri në përfundim të protestës, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “George W. Bush”.

Gjithashtu, Policia paralajmëron se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të përkohshme edhe në akset e tjera rrugore, ndërsa trafiku do të devijohet në rrugë alternative për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Forcat e rendit bëjnë apel për mirëkuptimin e qytetarëve dhe u kërkojnë që të shmangin përplasjet me situata që mund të cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Gardhi metalik dhe masat e tjera synojnë të sigurojnë rendin gjatë protestës, duke garantuar edhe qarkullimin e sigurt të qytetarëve dhe automjeteve në zonat përreth.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit