

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi vendimin për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri.
Në një reagim për mediat, Rama theksoi:
“Gjykata Kushtetuese mendoi që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TikTok-ut!”
Ai shtoi se mbyllja e përkohshme e platformës kishte sjellë rezultate pozitive:
“Fatmirësisht ne e rihapëm TikTok-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat ekstra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes. Nëse do të ishte për Gjykatën Kushtetuese, nuk do të ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive nuk do të kishin ardhur dot!”
Kryeministri vuri në dukje se përmes kësaj ndërhyrjeje, prindërit dhe mësuesit mund të jenë “pakëz më të lehtësuar”, ndërsa sipas tij, vendimi i Kushtetueses mund të inkurajojë “shpifësit”.
Vendimi i Kushtetueses shprehet qartë se mbyllja e platformës nuk mund të bëhej me VKM, por vetëm me ligj, duke theksuar se liria e fjalës u cënua nga masa e ekzekutivit.
Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un vetëm falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht nga impakti i mbylljes, se të…
— Edi Rama (@ediramaal) March 11, 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






