

Gjatë Prime-t të mbrëmjes së djeshme të Big Brother VIP 5, u transmetua një klip ku Rogerti i dha Selin informacione nga jashtë shtëpisë. Ai pretendoi se babai i Selin ndodhet në burg, një deklaratë që banorja e mohoi menjëherë.
Debatet mes tyre vijuan gjatë gjithë ditës, me tensione të dukshme. Selin i tha Rogertit se nuk mund të injorojë dikë që flet për babain e saj dhe e paralajmëroi për kujdes:
“O Rogert, po ke folur për babain tim, si me të injoruar. Do ti me e ditur se çfarë opinioni ka babai im për ty, më mirë mos e ditur.”
Nga ana e tij, Rogerti kërcënoi se ka edhe dy informacione të tjera, të cilat do t’i ndajë në Dhoma e Rrëfimit kur të dojë ai:
“Kam dhe dy informacione që do i them te Dhoma e Rrëfimit kur të dua unë. Rri urtë.”
Selin nuk e la pa kundërpërgjigje:
“Kështu do i ngjisësh shkallët e karrierës, duke dhënë informacione të rreme avash-avash, nga dy shkallë.” “Kujdes, se i ke shkallët me dërrasa të kalbura.”
Rogerti u përgjigj me një ton të vendosur dhe të tensionuar:
“Po, po me kërcënimet e tua. Po të kam thënë se nuk ka kush të më bëjë gjë përveç Zotit. Unë jam lodhur me jetën, Selin. Unë dua me ardhë ai trim që të dojë bela me mua.”
Situata duket se ka ngritur tensione të mëdha mes banorëve, duke i bërë momentet e fundit të spektaklit mjaft të diskutueshme dhe të komentueshme nga publiku.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






