Transmetuar më 11-03-2026, 20:54

Në spektaklin e së martës të Big Brother VIP Kosova, situata mes banorëve u tensionua pas publikimit të një klipi ku Miri shprehte ndjenja për Selin. Deklarata shkaktoi reagime të forta brenda shtëpisë dhe e tronditi edhe vetë Selin, e cila nuk e priste një gjë të tillë.

Pas Prime, DJ Gimbo diskutoi me Selin për këtë situatë, duke shprehur revolten e tij ndaj Mirit:

“Çfarë llogarie duhet t’i japësh publikut, edhe kishte fytyrë të thoshte se unë të dua për lojë. A e dëgjove vet me gojën tënde, se ka pasur ndjenja për ty dhe vazhdon të ketë akoma?” – tha DJ Gimbo, nga Kosova.

Ai shtoi më tej:

“Burri plak, i martuar me grua dhe me fëmijë. Nëse kjo do të më kishte ndodhur mua, do të kisha ardhur i marre, kisha gënjyer dhe do të kisha dalë nga këtu.”

Nga ana e tij, Miri u përpoq të qetësonte situatën, duke theksuar se deklarata ishte pjesë e lojës dhe nuk shpreh ndjenja të vërteta ndaj Selin.

Situata ka ngjallur debate dhe komente të shumta brenda shtëpisë, duke e bërë këtë episod një nga momentet më të komentuar të spektaklit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit