Transmetuar më 11-03-2026, 16:47

Zvicër – Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zvicra, ku një autobus është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar 6 viktima dhe disa të plagosur. Sipas mediave vendase, dyshohet se zjarri u shkaktua nga një person që i vuri flakën vetes brenda autobusit.

Një dëshmitar shqiptar, Astrit Berisha, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, ka rrëfyer momentet e para pas shpërthimit të zjarrit. Ai tha se mes të lënduarve ndodhet edhe një shtetas shqiptar, i cili ka arritur të dalë nga autobusi dhe ka tentuar të shuajë flakët.

Sipas tij, shqiptari ka pësuar djegie në duar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, bilanci paraprak i autoriteteve flet për gjashtë persona të vdekur dhe pesë të plagosur, të cilët janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Berisha tregoi se zjarri ishte shumë i madh dhe u shoqërua me tym të dendur, gjë që e bëri të vështirë evakuimin e pasagjerëve, veçanërisht për ata që ndodheshin në pjesën e pasme të autobusit.

Sipas dyshimeve fillestare, një person i moshuar ka hyrë në autobus me një çantë, është lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes, duke shkaktuar panik dhe zjarrin që përfshiu mjetin. Autoritetet zvicerane vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit