Transmetuar më 11-03-2026, 13:19

Lushnjë – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forca e Posaçme Operacionale dhe në koordinim me Prokuroria e Fierit, finalizuan operacionin e koduar “Rikthimi”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. L., 33 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një dozë lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa në automjetin që drejtonte u sekuestruan 23 gramë të së njëjtës lëndë, të dyshuara me qëllim shitjen.

Përveç lëndës narkotike, u sekuestruan edhe automjeti dhe dy celularët e të arrestuarit, si prova materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit