

Greqi – Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter ka tronditur sot zonën e Thesproti në orën 13:03 sipas kohës lokale. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra në verilindje të Leptokarya, me një thellësi fokale prej 5 kilometrash.
Ngjarja ka shkaktuar frikë dhe panik tek banorët, të cilët kanë ndjerë lëkundjet në zonë.
Ky tërmet vjen pas një serie lëkundjesh të regjistruara në Greqi gjatë ditëve të fundit: mëngjesin e së hënës u regjistrua një tërmet me magnitudë 3.2 ballë, ndërsa më 8 mars, në Janinë ndodhën dy tërmete me magnitudë 5.3 dhe 3.8 ballë, që shkaktuan dëme të konsiderueshme dhe çuan në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga autoritetet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






